Showbiz

“Çfarë pytje palidhje” – përgjigjja e Rita Orës kur i propozohet martesë në Tiranë

Një fans i ka propozuar martesë Rita Orës të martën, gjatë kohës së koncertit të saj në Tiranë.

Në një video që po qarkullon në rrjetet sociale, shihet momenti teksa fansi i kërkon këngëtares shqiptare me famë botërore martesë.

Ajo që ka befasuar më shumë të gjithë ishte përgjigja e saj.

“Çfarë pyetje palidhje”, ishte përgjigja e Ritës duke qeshur, teksa ecte mes fansave të saj dhe e rrethuar edhe nga ekipi.

Rita ka mbajtur koncert falas në Tiranë më 6 shtator në sheshin Skënderbe. Ajo ka befasuar shqiptarët kur është shfaqur para tyre me një veshje me flamurin kombëtar. Befasia tjetër ka qenë edhe vallëzimi i saj dhe ekipit me vallen e Shotës.