Showbiz

Rita Ora gatuan byrek në Tiranë: M’ka mësu mami [VIDEO]

Rita Ora ka gatuar petë të byrekut gjatë qëndrimit të saj në Tiranë.

Kryetar i Tiranës, Erion Veliaj e ka shpërndarë videon e momentit interesant në llogarinë e tij në Instagram.

Në video shihet teksa Ritës i kërkohet të gatuajë, derisa ajo shprehet se e di si ta bëjë këtë pasi e ka mësuar nëna e saj.

“Po, e di, mami m'ka mësu”, thotë Rita Ora, teksa më pas derisa gatuan ndihet e frikësuar se do ta dëmtojë petën duke thënë “Po tutna”.

Këngëtarja kosovare me famë botërore vazhdimisht poston fotografi të ushqimeve tradicionale shqiptare, të përgatitura nga nëna e saj, Vera Ora.

Rita po qëndron në Shqipëri pasi do të mbajë koncert falas në Tiranë.

Koncerti do të mbahet sonte në sheshin “Skënderbej” në kuadër të “Tirana European Youth Capital 2022”.

 
Rita Ora gatuan pite në Tiranë: M’ka mësu mami ?

Rita Ora gatuan pite në Tiranë: M’ka mësu mami ? . . Video ? Erion Veliaj

Posted by Express-KTV on Tuesday, September 6, 2022