Showbiz

Ronela e Lyrical Son së shpejti me bashkëpunim

Dy këngëtarët e njohur shqiptarë, Ronela Hajati dhe Lyrical Son, pritet që së shpejti të publikojnë projektin e tyre më të ri.

Njoftimin e ka dhënë këngëtarja shqiptare që në rrjetin social ka publikuar një fotografi me reperin dhe së cilës i ka vënë mbishkrimin “ata nuk po e presin këtë...”.

Edhe kompania “RedBox” e ka publikuar këtë foto duke thënë se projekti i dyshes do të publikohet së shpejti.