Showbiz

U mbajt premiera hollywoodiane e filmit “Bullet Train”

Descriptive Text

Filmi “Bullet Train” arriti në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Pas promovimit të projektit të ri kinematografik nëpër Evropë, aktorët Brad Pitt, Joey King, Brian Tyree Henry, Aaron Taylor-Johnson dhe Logan Lerman, më në fund parakaluan mbi qilimin e kuq të shtruar për premierën e tij në Los Angeles.

“Bullet Train” bazohet në romanin japonez “Maria Beetle” të autorit, Kotaro Isaka. Aktori shumë i dashur amerikan, Pitt, është angazhuar në rolin kryesor të projektit që i takon zhanrit aksion dhe triler, derisa regjinë e tij e ka bërë, David Leitch, i njohur më së miri për filmat “Deadpool 2” dhe “Fast And Furious Presents: Hobbs & Shaw”.

Ai e rrëfen historinë e vrasësit profesionist, Ladybug, i cili dëshiron të heqë dorë nga jeta e krimit, por tërhiqet sërish në situata të komplikuara dhe të rrezikshme nga personi që e ka stërvitur, Maria Beetle, në mënyrë që ta marrë një çantë një tren të shpejtë i cili udhëton nga Tokyo për në Morioka. Por, ai e gjen veten të ngatërruar në një prej betejave më të vështira të jetës, pasi e kupton se treni është i mbushur me vrasës të tjerë profesionist të cilëve u është dhënë i njëjti urdhër.

Në film po ashtu luajnë aktorët, Sandra Bullock, Andrew Koji, Hiroyuki Sanada, Michael Shannon dhe ylli latin i muzikës, Benito “Bad Bunny” Ocasio.

“Bullet Train” fillon së shfaquri nëpër kinematë e Amerikës Veriore nga 5 gushti.