Showbiz

Angelina Jolie krenare me vajzën e saj Zahara

Aktorja e njohur hollywoodiane, Angelina Jolie, nuk po mundet ta fshehë krenarinë për vajzën e saj Zahara. Ajo e ka postuar një fotografi të rrallë në Instagram, përmes së cilës tregon se vajza e saj 17-vjeçare do t’i fillojë studimet në kolegjin “Spelman” në vjeshtë.

Në fotografi, e bija e aktorëve Angelina Jolie dhe Brad Pitt, shihet duke pozuar me disa studente tjera, teksa e festojnë fillimin e rrugëtimit të tyre në kolegjin i cili historikisht i dedikohet komunitetit të afrikano-amerikanëve.

“Zahara me motrat e saj nga kolegji ‘Spelman’! Urime të gjithë studentëve të rinj që do ta fillojnë këtë rrugëtim sivjet. Ky është një vend shumë i veçantë dhe është një nderë ta kemi një anëtare të familjes si studente të këtij kolegji”, shkruhej në postimin e aktores.

 

 

Angelina Jolie, e cila po ashtu i ka fëmijët Vivienne, Knox, Shiloh, Pax dhe Maddox, me ish-bashkëshortin Brad Pitt, e ka kaluar pjesën më të madhe të këtij viti në shoqërinë e Zaharas. Nga premierat me qilim të kuq të filmit “Eternals” e deri te vizitat në Washington, Zahara e ka mbështetur nënën e saj në pothuajse çdo paraqitje publike. Tani është radha e aktores që ta përkrahë të bijën, teksa bëhet gati për t’i filluar studimet.

Kjo dyshe së fundmi është fotografuar në Itali, ku Jolie dhe fëmijët e saj po i kalojnë pushimet e verës. Ato janë spikatur disa herë nëpër lokacione turistike, përfshirë këtu vizitën në muzeun e Vatikanit në Romë.

Image