Showbiz

Arrestohet reperi Fero

Feronit Shabani, i njohur me emrin artistik Fero, është arrestuar nën dyshimin për veprën penale “Sulm”.

Lajmi u bë i ditur përmes një komunikate nga Prokuroria Themelore në Gjilan.

“Prokuroria Themelore në Gjilan, pas njoftimit që në media është duke qarkulluar një video incizim ku shihet një person duke e sulmuar një person tjetër në veturë, në qytetin e Gjilanit, menjëherë ka autorizuar Policinë e Kosovës -Hetuesit në Stacionin Policor në Gjilan, ku të njëjtit edhe e kanë bërë identifikimin e të dëmtuarit dhe të pandehurit, dhe pas intervistimit të tyre me vendim të prokurorit të shtetit, është ndaluar për 48-orë i pandehuri F.SH”, thuhet në njoftim.

Sipas prokurorisë, i pandehuri dyshohet se të dielën në orën 17:00 ka kryer veprën penale “Sulm” nga neni 184 i Kodit Penal. /BetimipërDrejtësi