Showbiz

Angelina Jolie paditet nga Brad Pitti

Angelina Jolie u padit nga ish-bashkëshorti i saj Brad Pitt për shitjen e aksioneve në një kantinë franceze të verës Chateau Miraval, shkruan Daily Mail.

Kompania është në pronësi të dyshes që nga viti 2008, kur ata u zhvendosën për të jetuar afër kantinës ku ndodhet kjo kompani.

Megjithatë, Angelina ia shiti pjesën e saj kompanisë ruse Stoli, për të cilën Pitti e paditi. Gjatë gjyqit të fundit, ekipi i saj ligjor kërkoi dokumente që i përkisnin Pittit, menaxherit të tij të biznesit dhe kompanisë së tij, Mondo Bongo.

Ekipi i Pittit bëri gjithçka që gjykata të refuzonte këtë kërkesë. Megjithatë, gjykata në Los Angeles deklaroi se Pitt dhe bashkëpunëtorët e tij duhet të dorëzojnë të gjitha letrat. Aktorja fitoi këtë betejë ligjore.

Një burim i paidentifikuar i tha Page Six se Brad Pitt është ende i zemëruar për divorcin dhe se ai u përpoq të hakmerrej ndaj saj duke ngritur një padi.

"Çdo njeri normal do të ishte i lumtur të punonte me një kompani të njohur botërore si Stoli, sepse ka marketing dhe shpërndarje të nivelit të lartë. Është e trishtueshme që Brad Pitt është aq hakmarrës sa nuk është në dijeni të këtij fakti", tha ky burim.