Showbiz

Netflixi paditet nga një prej pjesëmarrësve të “Love is Blind”

Descriptive Text

Një konkurrent në sezonin e dytë të shfaqjes “Love is Blind” në Netflix, ka paditur shërbimin e transmetimit për shkelje të supozuara të ligjeve të punës.

Jeremy Hartëell pretendon se producentët inkurajuan pjesëmarrësit të pinin alkool, ndërkohë që kufizuan qasjen në ushqim e pije dhe i paguanin më pak, shkruan BBC-ja të martën.

Kompania e prodhimit Kinetic Contet i tha “Varietyt” se nuk kishte “absolutisht asnjë të vërtetë” në pretendimet e Hartëellit.

Padia e dorëzuar në Gjykatën e Lartë në Kaliforni, ka nxjerr Netflixin dhe Kinetic Contentin si palë të paditura.

Në “Love Is Blind”, garuesit takohen, por nuk janë në gjendje të shohin njëri-tjetrin dhe duhet të bisedojnë vetëm përmes folësve.

Kandidatët më pas lidhen, por duhet të fejohen përpara se të lejohen të takohen ballë për ballë. Disa çifte përfundojnë duke u martuar në ekran, ndërsa të tjerët ndahen