Showbiz

“Iron Man” strehon në shtëpi aktorin Hammer

Armie Hammer është zhvendosur nga Ishujt Cayman në Los Angeles, pasi i ishte nënshtruar një “turpi” publik për të pasur një “punë normale” si shitës i patundshmërive. Ai tani po jeton në shtëpinë e yllit të “Iron Man”, Robert Downey Jr., pasi ky i fundit e ka mbështetur aktorin, duke paguar edhe për rehabilitimin e tij.

Robert Downey Jr., ka mbështetur Armie Hammer, përgjatë krizave të karrierës së tij, dhe ka lejuar aktorin të qëndronte në shtëpinë e tij, pasi që kishte paguar më parë për rehabilitimin e aktorit.

Të enjten, Variety, raportoi se ylli i “Rebecca”, 35 vjeç, u largua nga Ishujt Cayman, ku po punonte si shitës i patundshmërive dhe u kthye në Los Angeles, për t'i shpëtuar shqyrtimit publik.

Një burim i tha botimit, se Hammeri, ka qëndruar në një shtëpi, në pronësi të aktorit të “Iron Man”, 57 vjeç, dhe “ndoqi një takim për alkoolistë anonim” në zonë. Burimi shtoi se Downey i ka ofruar Hammerit, “ndihmë financiare derisa ai të ngrihet në këmbë”.

Burimi zbuloi se ishte gjithashtu Downey, ai që ndihmoi në inkurajimin e yllit për të hyrë në rehabilitim vitin e kaluar, pasi karriera e tij shpërtheu në janar të vitit 2021, pas akuzave për sulm seksual të bëra kundër tij.

Burimi konfirmoi se Downey pagoi që Hammeri të kalonte afro gjashtë muaj në objektin e rehabilitimit në Florida, Guest House.

Hammeri u largua nga Ishujt Cayman, pasi u publikua lajmi se ai kishte filluar një punë si shitës i patundshmërive sepse ai ishte "plotësisht trokë".

Një avokat i Hammerit, gjithashtu, i tha publikut të mërkurën: "Unë nuk mund ta konfirmoj ose mohoj raportin sepse Armie nuk e ka adresuar atë". Ai shtoi se mendonte se ishte e padrejtë që i ishte nënshtruar një “turpi” publik për të pasur një “punë normale”.

Burimi shtoi gjithashtu se aktori nuk ka plane për t'u rikthyer përgjithmonë në Los Angeles për momentin, megjithëse një rikthim në karrierë nuk mund të përjashtohej.

Vetë Downey, ka një histori të famshme shpengimi në Hollywood, pasi ai u kthye në ekranin e madh pas arrestimeve të shumta, për akuza të lidhura me drogën dhe një periudhe në burg.

Dje një burim zbuloi për Variety se Hammer “po punon në një dhomë gjumi” dhe shtoi, “Realiteti është se ai është plotësisht trokë dhe po përpiqet të mbushë ditët dhe të fitojë para për të mbajtur familjen e tij”.