Showbiz

Dj Tim Westwood akuzohet për keqpërdorim seksual të një 14-vjeçareje

Descriptive Text

DJ Tim Westwood po përballet me akuza nga një grua e cila thotë se e ka shfrytëzuar seksualisht disa herë kur ajo ishte vetëm 14-vjeçare.

Ajo thotë se Westwood ishte në të 30-at në atë kohë.

Gruaja është vetëm një nga disa gra që kanë folur pas një hetimi nga BBC News dhe Guardian me pretendime për sjellje të pahijshme dhe abuzime që datojnë që nga viti 1990 deri në 2020.

Westwood nuk iu është përgjigjur kërkesave për komente, shkruan BBC-ja të mërkurën.

Në prill, një numër grash e akuzuan ish-Dj për sjellje seksuale grabitqare dhe të padëshiruara, në incidente midis viteve 1992 dhe 2017. Ato gjithashtu e akuzuan atë për abuzim me pozitën e tij në industrinë e muzikës.

BBC News dhe Guardian kanë hetuar historitë e 10 grave që dolën pas zbulimeve fillestare. Disa nga gratë thanë se u takuan me Westwood kur ishin nën moshën 18-vjeçare.

Njëra ka thënë se ajo ishte vetëm 14 vjeç kur kishte bërë seks për herë të parë me Westwood. Një tjetër thotë se ishte 16-vjeçare kur i njëjti ishte në të 40-at në atë kohë, filloi atë që ajo thotë se ishte një marrëdhënie “kontrolluese” me të.

Të dyja gratë thonë se marrëdhëniet e tyre ndikuan në shëndetin e tyre mendor.

Dy gra tjera kanë thënë se ishin në mes të adoleshencës kur u sulmuan seksualisht nga Westwood.