Showbiz

Bynes dhe Michael anulojnë fejesën, por janë ende bashkë

Amanda Bynes nuk është më e fejuar me Paul Michael, por dyshja janë ende bashkë si çift.

Aktorja 36-vjeçare është në lidhje me sipërmarrësin, student të drejtësisë, Paul Michael, që nga viti 2019 dhe ndërsa fillimisht pranoi propozimin e tij për martesë në shkurt të 2020-s, tani thuhet se e ka anuluar martesën, edhe pse ata janë ende bashkë si çift.

Një burim tha: "Ata janë ende bashkë si çift, por ata kanë bërë një pauzë në planifikimin e fejesës dhe dasmës. Ata kanë kaluar ulje-ngritje së bashku dhe personalisht dhe e kuptuan se mund të kishin lëvizur shpejt, por ata e duan njëri-tjetrin dhe janë ende të përkushtuar ndaj njëri-tjetrit”.

Burimi vazhdoi të shpjegonte se çifti tani mban unazat e tyre si një simbol të "besnikërisë ndaj njëri-tjetrit" dhe se Amanda, e cila fitoi famë si fëmijë në Nickelodeon me 'The Amanda Show', përpara se të vuante nga shumë probleme personale, po "punon fort" në marrëdhënien e saj.

Burimi tha për ETOnline: "Ata mbajnë unaza tani për të treguar besnikërinë e tyre ndaj njëri-tjetrit dhe si një simbol i të mësuarit dhe rritjes së bashku, por unazat nuk janë gjithçka për ta. Ata janë të zënë, por punojnë shumë së bashku. Amanda duket e mrekullueshme dhe ka kaluar nëpër shumë përvoja të vështira dhe domethënëse që e kanë ndihmuar ta bëjë atë një grua të pabesueshme. Ajo është esëll dhe po ecën më mirë se kurrë. Pauli është në shkollën juridike, pasi ka punuar në kujdesin shëndetësor për 10 vjet dhe po ecën mirë".

Aktorja e 'Hairspray' thuhet se është takuar me Paulin në një klinikë rehabilitimi në fund të vitit 2019 dhe ajo shpalli fejesën e tyre vetëm disa muaj më vonë, duke shkruar në Instagram: "E fejuar me dashurinë e jetës sime"!