Showbiz

Depp dhuron 700 mijë funte për bamirësi

Aktori i njohur, Johnny Depp, ka dhuruar pothuajse 700 mijë funte për bamirësi për fëmijët në të gjithë globin, ka shkruar “The Mirror”.

59-vjeçari ia dha paratë Fondacionit të Spitalit të Fëmijëve në Perth, Fondacionit të Fëmijëve të Spitalit të Great Ormond Street dhe Spitalit të Fëmijëve të Los Angeles.

Kjo shumë është mbledhur nëpërmjet shitjes së NFT-ve (tokenëve të pandryshueshëm).

Spitali i Fëmijëve të LA, njëri nga vendet për ku janë ndarë këto mjete, ka lidhje me ish-bashkëshorten e Deppit, Amber Heard.

Gjatë gjyqit gjashtëjavor të suksesshëm për Deppin doli se aktorja nuk ka dhuruar për bamirësi shumën e premtuar prej shtatë milionë dollarësh, duke thënë se faji është te beteja e saj që ka pasur me Johnnyn për “shpifje”.

Në vitin 2016, Amber ishte zotuar të ndante marrëveshjen me Spitalin e Fëmijëve të Los Angelesit dhe Unionit Amerikan të Lirive Civile.

Depp ka marrë falënderime për ndarjen e kësaj shume nga të gjitha vendet ku janë shpërndarë mjetet.