Showbiz

Cabello nuk e ka ndërmend të dashurohet

Camila Cabello po e jeton jetën e saj më të mirë si beqare pas ndarjes së saj nga këngëtari Shawn Mendes.

Romanca e profilit të lartë, të krijueses së hitit “Don’t Go Yet”, me yllin pop Shawn Mendes mbaroi në nëntor dhe Camila ka insistuar se është e fokusuar për të njohur miq të rinj dhe për të kaluar “kohë të mirë”.

A duhet një miqësi të lulëzojë në diçka më shumë, sidoqoftë, ajo do ta mirëpriste me krahë të hapur.

Camila për numrin e gusht/shtatorit të revistës “Cosmopolitan UK”, në të cilën ajo është ylli i kopertinës, tha: “Unë nuk fokusohem shumë në të. Unë thjesht dua të kaloj kohë me njerëz, dua të bëj shokë dhe unë kam bërë shumë shokë të mirë gjatë vitit të kaluar... Nëse diçka ndodh, atëherë është shumë qejf, por unë nuk ushtroj presion në të. Më parë kam qenë: ‘Po, dashuria, oh Zot, dashuria’, dhe tani unë vetëm po përpiqem të kaloj kohë të mirë. Unë dua të jetoj jetën time dhe të kem shoqëri të mira. Nëse diçka më shumë vjen si pasojë e tyre, atëherë ajo është shumë mirë”.

Ylli 25-vjeç beson se ajo ka përjetuar një "hangover dobësie", ku është hapur paksa shumë në të kaluarën dhe ka mbetur duke u mërzitur dhe duke u ndier si një "e çuditshme", dhe kështu është ndier pasi regjistroi këngën e saj të fundit “Pyschofreak”.

Camila ka qenë e hapur për betejën e saj me ankthin dhe ajo pranon se të pikturosh me një buzëqeshje dhe të dukesh e lumtur kur nuk je është si "torturë psikologjike".

Duke folur për seancat e saj të terapisë javore ajo tha: "Mendoj se shtirja është një formë torture psikologjike dhe sjell ankthin më të madh. Ne e bëjmë atë kaq shumë në shoqërinë dhe kulturën tonë. Ne vazhdimisht nxitojmë dhe buzëqeshim kur nuk ndihemi mirë".