Showbiz

Bashkëshorti i Nicki Minaj dënohet me një vit arrest shtëpiak

Descriptive Text

Kenneth Petty, bashkëshorti i reperes Nicki Minaj, është dënuar me një vit arrest shtëpiak, pasi nuk ka treguar për ndërrimin e vendbanimit të tij, si një person që më parë është dënuar për përdhunim në tentativë në vitin 1995.

Sipas ligjit amerikan, të akuzuarit për dhunë seksuale kanë pesë ditë kohë për të përditësuar të dhënat e tyre në rast se ndërrojnë vendbanimin, ka shkruar të enjten BBC-ja.

Pettyt i është kërkuar të informojë autoritetet në rast të zhvendosjes, por 44-vjeçari pranoi se nuk e ka bërë këtë kur u zhvendos në Kaliforni me Nicki Minaj në vitin 2019.

Përveç arrestit shtëpiak është gjobitur me 55.000 dollarë, sipas Zyrës së Prokurorit të SHBA-së.

Pas përfundimit të seancës ku u mor vendimi për dënimin ndaj Pettyt, Nicki Minaj ka postuar në Instagram një fotografi të tij dhe të djalit të tyre.