Showbiz

Grupi nga India kombinon muzikën tradicionale me beatbox

Descriptive Text

Ky është grupi Barmer Boys. Manga është vokalisti i grupit, por ai luan edhe në harmonikë.

Magada Khan luan me “Dholak”, bateritë indiane të dorës. Anëtari më i ri i bendit është Sawai Khan, i cili luan në disa instrumente tradicionale Manganiar, por bën edhe beatbox.

Ata i përkasin komunitetit të vogël të muzikantëve myslimanë të quajtur Manganiar. Ata janë ambasadorë të dy zhanreve: muzikës folk nga veriu i Indisë dhe muzikës shpirtërore Sufimuzic.

Manganiarët jetojnë në shkretëtirën Thar në veri të Indisë dhe janë pasardhës të muzikantëve që kanë luajtur në pallatet mbretërore të Indisë.

Barmer Boys kanë ringjallur këngët e vdekura Raxhasthani duke i përzier ato me muzikën bashkëkohore. Bendi ka publikuar dy albume dhe ka mbajtur koncerte në më shumë se 20 shtete të botës.

Këngët dhe instrumentet e tyre të veçanta janë bartur brez pas brezi. Sawai Khan luan në disa instrumente, më i veçanti është Morchangu.

“Instrumenti Morchang ka tingujt e një fazani. Mor do të thotë fazan. Chang është një vallëzim tradicional. Barinjtë e dikurshëm luanin në këtë instrument”.

Instrumenti tjetër është Khartaali, ose shkopinjtë e dorës. Janë të frymëzuar nga muzikantët sufi të Pakistanit. Ky instrument luhet me një dorë.

Me rënien e aristokracisë në Indi, disa këngë tradicionale dolën nga moda për shkak se klasa e pasanikëve të Raxhastanit e mbushur me muzikë dhe art nisi të shuhej.

Ani pse identifikohen si myslimanë, anëtarët e bendit thonë se nuk kanë një fe tamam.

Për shekuj me radhë, ky lloj i muzikantëve ka luajtur në shtëpitë e të gjitha bedimeve, duke kënduar këngët sufi dhe lutjet hinduse.

“Manganiarët janë myslimanë, por ne shkojmë në tempuj dhe xhami. Kur shkojmë në xhami bëjmë muzikë sufi, ndërkaq në tempuj luajmë këngë të lutjeve. Për këtë na duan të gjithë”.

Barmer Boys pritet të jenë pjesë e Festivalit “World of Music, Arts and Dance” që do të mbahet në Britani të Madhe në muajin korrik. Në këtë festival marrin pjesë muzikantë nga e gjithë bota.