Showbiz

Disney i gatshëm të paguajë mbi 300 mln dollarë që Johnny Depp të kthehet në “Pirates of the Caribbean”

Descriptive Text

Disney është gati të paguajë 301 milionë dollarë yllin e Hollywoodit, Johnny Depp, për t’u rikthyer në “Pirates of the Caribbean”, raportoi “Animatedtimes” të shtunën.

Pasi ish-bashkëshortja e tij, Amber Heard, postoi një shkrim në “Washington Post” lidhur me dhunën në familje, Depp filloi të përballej me një rënie të madhe në karrierën e tij.

Gjyqi Heard-Depp që zgjati disa javë, ndikoi në reputacionin e Deppit, duke e dëmtuar atë, pasi ofertat e punës për të janë ndalur.

Pasi fitoi gjyqin, atij iu dha 10.35 milionë dollarë si dëmshpërblim, por paratë ishin më e pakta për të cilat ishte shqetësuar Depp.

Sipas “Poptopic.com”, Disney po përgatitet t'i kërkojë falje Depp-it, ndërkohë që i ofron atij 301 milionë dollarë për t'u rikthyer në rolin e tij ikonik të Jack Sparrow në “Pirates of the Caribbean”.

“Disney është i interesuar të rregullojë marrëdhënien e tyre me Johnny Depp. Ata kontaktuan me aktorin përpara gjyqit të tij për shpifje kundër Amber Heard dhe e pyetën nëse ai do të ishte i interesuar të kthehej për një ose dy filma të Pirates”, ka thënë një burim.

Ende nuk është konfirmuar nëse aktori do ta pranojë ofertën ose jo.