Hit kënga e kësaj vere e interpretuar nga Luis Fonsi, ka motivuar shumë këngëtarë gjithandej botës ta realizojnë atë në versione të ndryshme.
Reperi i njohur nga labeli “On Records”, Mozzik, në rrjetin social Instagram, ka publikuar një video ku shihet duke e kënduar në një tjetër version këtë këngë e cila theu çdo rekord të klikimeve në YouTube.
“Depresive”, e ka titulluar reperi vendas versionin e tij të këngës së këngëtarit nga Puerto Rico, transmeton emisioni Express në KTV.
Ndryshe qeveria e shtetit aziatik Malajzi, në bazë të një vendimi e ka ndaluar të dëgjohet kjo këngë në territorin e saj.
Sipas rrjetit televiziv BBC, kënga përmban tekst provokativ e i cili bie në kundërshtim me ligje strikte të këtij shteti e cila është e njohur për ndalimin e emetimit të materialeve të tilla.
Sido që të jetë “Despasito”, deri më tani është shikuar më shumë se 2.7 milardë herë.
-
22 korrik 2017 00:44
-
Shpërndaje në: