Showbiz

Fajt me ndryshim të madh në “Marijuana”

“Marijuana” titullohet kënga më e re e reperit të njohur Fajt, e cila është publikuar së fundi me videoklip. Ndonëse ka zgjedhur këtë titull më ngacmues, kënga nuk flet thjesht vetëm për “Marijuanën”.

Videoklipi është xhiruar në një nga lagjet e Prishtinës, nga “Black Fish Entertainment”, produksion ky i udhëhequr nga Genc Prelvukaj, transmeton emisioni Express në KTV.

Ndryshe nga të tjerët që po i bashkojnë forcat dhe po sjellin bashkëpunime, Fajt këtë verë e nisi i vetëm. Janë bërë 1 vit e gjysmë që reperi nuk kishte sjellë këngë solo.

Në këtë klip, Fajt vjen me ndryshim drastik në stil. Pikë së pari, ndryshe nga videoklipet e tjera, në videoklipin “Marijuana”, Fajt nuk bart kapelë.

Fajter, ka një kohë të gjatë që është pjesë e “Black Fish Entetaiment”.

“Marijuana” nuk do të jetë e vetmja këngë e Fajtit që do të na shoqërojë gjatë verës, pasi reperi tashmë është duke punuar edhe për këngë tjera, prej të cilave do të ketë edhe bashkëpunime, por edhe solo.