Showbiz

Beyonce prezanton albumin e ri

Descriptive Text

Këngëtarja e njohur amerikane, Beyonce ka njoftuar atë që duket të jetë albumi i saj i ardhshëm solo, “Renaissance”, e që pritet të dalë në treg më 29 korrik.

Pasi muzikantja, 40 vjeçe, ndau fjalët “act i … RENAISSANCE” në rrjetet sociale, platformat e transmetimit duke përfshirë Spotify, Apple Music dhe Tidal, në pronësi të bashkëshortit të saj, reperit Jay-Z, postuan gjithashtu dizajnë të ndryshëm me të njëjtin formulim dhe ua ofruan fansave mundësinë për ta ruajtur paraprakisht albumin. Lista e Apple Music sugjeron se projekti do të përbëhet nga 16 këngë.

Siç duket, Renaissance është një album solo tradicional i Beyoncet, ose i pari i një publikimi me disa pjesë. Ky pritet të jetë albumi i saj i shtatë në përgjithësi dhe pasues i albumit të njohur të vitit 2016, “Lemonade”.

Që atëherë, ajo gjithashtu ka publikuar edhe një album të përbashkët me Jay-Z, “Everything is Love”, në vitin 2018, dhe “The Lion King: The Gift”, kolona zanore që ajo krijoi për xhirimin fotorealist të animuar të Disneyt në “The Lion King”, në vitin 2019. Ajo publikoi një single, “Be Alive”, për kolonën zanore të filmit “King Richard” në nëntor të vitit 2021.

Fansat e Beyoncet ishin në pritje për lajmet pasi ylli fshiu foton e profilit nga platformat e saj të rrjeteve sociale në fillim të këtij muaji dhe uebfaqja e saj paralajmërou një projekt të ri me fjalët: “Çka është B7?”

Vitin e kaluar, ajo i tha Harper’s Bazzar se kishte filluar të punonte në projekte të reja. “Me gjithë atë izolim dhe padrejtësi vitin e kaluar, unë mendoj se ne të gjithë jemi gati të arratisemi, udhëtojmë, dashurojmë, dhe të qeshim sërish”, tha ajo. “Unë ndjej një shfaqje të rilindjes, dhe unë dua të jem pjesë e edukimit të asaj arratisjeje në çdo mënyrë të mundshme. Unë kam qenë në studio për një vit e gjysmë”.