Showbiz

Jason Momoa dhe Eiza González janë ndarë

Aktorët Jason Momoa dhe Eiza Gonzales nuk janë më çift, raporton revista “People”.

Ata kanë vendosur të ndahen pas pak muajsh lidhje, me ç’rast burime të afërta kanë deklaruar se ylli i filmave “Aquaman” dhe aktorja 32-vjeçare thjeshtë e kanë kuptuar se janë persona të ndryshëm nga njëri-tjetri.

“Jason dhe Eiza kanë shumë dashuri për njëri-tjetrin dhe e kanë shijuar lidhjen e fshehtë disa mujore, para se gjithçka të bëhej publike. Thjeshtë, për momentin ata janë në faza të ndryshme të jetës”.

Kjo ishte romanca e parë për yllin 42-vjeçar të filmave aksion, nga ndarja prej bashkëshortes me të cilën ishte në lidhje për pothuajse dy dekada. Jason Momoa dhe Lisa Bonet u takuan më 2005-n ndërsa u kurorëzuan në tetor të vitit 2017. Ata i kanë dy fëmijë së bashku, Lola dhe Nakoa-Wolf.

Kurse ylli i filmit “Baby Driver”, Eiza González, në të kaluarën ka qenë në lidhje dashurie me aktorin, Josh Duhamel.