Showbiz

Netflixi planifikon emision të bazuar në “Squid Game”

Descriptive Text

Netflixi planifikon ta realizojë një shou real të bazuar në lojërat e “Squid Game”, ku fituesi do të shpërblehet me një çmim prej 4.5 milionë dollarësh, raportoi të mërkurën CNN-i.

Platforma e njohur digjitale tashmë ka filluar t’i rekrutojë pjesëmarrësit për këtë shou, i cili inspirohet nga seriali më i popullarizuar i të gjitha kohërave, “Squid Game”.

Sidoqoftë, lojërat nuk do të jenë për jetë a vdekje, siç ndodhë në dramën distopiane të Koresë Jugore. Në fakt, 456 lojtarë nga mbarë bota do të luajnë lojëra në të cilat humbësi përfundon duke shkuar në shtëpi duarthatë, duke hequr dorë kështu nga çmimi i madh prej 4.5 milionë dollarësh.

Të mërkurën, platforma njoftoi se emisioni i ri me 10 episode, “Squid Game: The Challenge”, do t’ia ofrojë fituesit çmimin më të madh në historinë e televizionit, dhe publikut lojën me numrin më të madh të pjesëmarrësve.

Lojtarët Pjesëmarrësit duhet të jenë mbi moshën 21-vjeçare, duhet të flasin anglisht dhe të jenë të lirë për të paktën katër javë në muajt e parë të vitit 2023, për ta xhiruar emisionin.

Në fillim të javës, Netflixi po ashtu e konfirmoi lajmin se seriali i njohur do të kthehet me sezonin e dytë.

Trileri nga Korea Jugore flet për mbijetesën dhe fokusohet në një grup njerëzish të cilët janë të dëshpëruar për para, dhe kështu pajtohen të marrin pjesë në disa lojëra të fëmijëve të cilët rezultojnë vdekjeprurëse.

“Squid Game” e mban rekordin si seriali më i shikuar në Netflixit i të gjitha kohërave, dhe në 28 ditët e para të publikimit në këtë platformë arriti të shikohet nga 111 milionë përdorues.