Showbiz

Kim Kardashian akuzohet se e dëmtoi keq fustanin e Marilyn Monroes

Descriptive Text

Një koleksionist i Marilyn Monroes ka pohuar se "dëm i përhershëm" është shkaktuar nga Kim Kardashiani në fustanin ikonik që Monroe kishte veshur në ditëlindjen e John F Kennedyt, shkroi The Guardian të martën.

Kardashian e veshi fustanin në Met Gala muajin e kaluar; Fotografitë e marra javën e fundit nga Scott Fortner, një koleksionist që punon për të vërtetuar dhe verifikuar gjësendet e Monroes, dukej se tregonin pëlhurën e prishur dhe kristale që mungonin në pjesën e pasme të fustanit.

Fotografitë u postuan në Instagram dhe citohej pronari i fustanit, “Ripley's Believe It Or Not!”, i cili në atë kohë pohoi se "u tregua kujdes i madh për të ruajtur këtë pjesë të historisë së kulturës pop. Me kontributin e konservatorëve, vlerësuesve dhe arkivistëve të veshjeve, gjendja e veshjes ishte përparësia kryesore... nuk duhej bërë asnjë ndryshim në veshje dhe Kim madje u ndërrua pas tapetit të kuq!”

Kardashian veshi fustanin prej 4.8 milionë dollarësh të mbuluar me kristale për të ecur në tapetin e kuq të eventit në fillim të majit. Ajo e kishte zbukuruar veshjen me një lesh të bardhë, pasi nuk ishte në gjendje të ngrinte zinxhirin në pjesën e pasme.

Gjatë një prove veshjeje më shumë se një muaj para mbrëmjes, Kardashian ishte optimiste se fustani do t’i binte.

Më pas ajo ndërmori një regjim ekstrem të humbjes së peshës për ta zënë fustani, i cili përfshinte një dietë të përqendruar te perime dhe ushtrime të ndryshme.

Programi i Kimit hasi në kritika nga profesionistët e kujdesit shëndetësor, ndërsa dëshira e saj e pangopur për të veshur fustanin e një gruaje të vdekur gjithashtu i doli keq.

Këshilli Ndërkombëtar i Muzeve komentoi se “rrobat historike nuk duhet të vishen nga askush, figura publike apo private”. Ndërsa veshja ishte pronë e një koleksionisti privat, trashëgimia e saj, vazhduan ata, "duhet të kuptohet se i përket njerëzimit" dhe artefakti "të ruhet për brezat e ardhshëm".

Fustani është mbajtur në një ambient të kontrolluar nga temperatura. Nuk ishte veshur nga askush mes Monroes dhe Kardashianit.