Showbiz

Britney Speras urohet nga nëna, ndonëse nuk u ftua në dasmë

Nëna e pop yllit Britney Spears, Lynne Spears, nuk ishte e ftuar në dasmën e vajzës së madhe por ajo sërish nuk ngurroi t’ia urojë asaj më të mirat në jetë.

Disa ditë pasi Britney dhe i fejuari i saj Sam Asghari u kurorëzuan me një ceremoni goxha intime, ku të ftuar ishin edhe disa emra të njohur të showbizit si, Madonna, Paris Hilton, Drew Barrymore dhe Selena Gomez, nusja pranoi urime në Instagram edhe nga e ëma, me të cilën fatkeqësisht nuk ka raporte të mira.

“Dukesh rrezatuese dhe shumë e lumtur! Dasma jote është një dasmë ëndrrash. Dhe fakti që e ke organizuar atë në shtëpinë tënde, e bënë martesën edhe më sentimentale dhe të veçantë. Jam shumë e lumtur për ty. Të dua”, shkroi 67-vjeçarja, Lynne Spears, në postimin e së bijës ku ajo i kishte ndarë ca momente nga festa e martesës.

Image

Këngëtarja 40-vjeçare nuk iu përgjigj komentit të nënës së saj, raporton portali “Yahoo Entertainment”.

Britney ka disa vjet që nuk ka raporte të mira me asnjë anëtarë të familjes së saj. Gjithçka lidhet me rolin e tyre në kujdestarinë ligjore ndaj yllit të hitit “Stronger”, që zgjati plot 13 vjet. Gjatë kësaj kohe, jeta e Britneyt kontrollohej plotësisht nga babai i saj, Jamie Spears.

Në nëntor të vitit të kaluar, Speras foli kundër nënës së saj duke thënë se ishte pikërisht ndikimi i saj që kishte bërë që Jamie të bënte kërkesë për kujdestari ligjore ndaj këngëtares.

“Babai im mund ta ketë filluar procedurën e kujdestarisë ligjore para 13 vjetëve, por ajo që njerëzit nuk e dinë është se, ishte pikërisht nëna ime ajo e cila ia kishte dhënë këtë ide”, kishte shkruar Spears në Instagram. Tutje ajo vazhdoi duke thënë se Lynne ia kishte shkatërruar jetën në fshehtësi prandaj nuk dëshiron të ketë asnjë lloj raporti me të.

Pavarësisht deklaratave shokuese të Britneyt që e akuzonin atë, Lynne Spears pretendon se ekipi i saj ligjor luajti rol të madh në luftën për t’i dhënë fund kujdestarisë ligjore të së bijës. Lynne madje kërkoi që të kompensohej për tarifat ligjore në vlerë prej 660 mijë dollarësh.

{gallery}