Showbiz

Paralajmërohet “Joker 2”

Filmi i njohur “Joker” do ta ketë edhe pjesën e dytë, ka njoftuar regjisori i tij, Todd Philips.

Philips e publikoi në Instagram një fotografi të rolit kryesor, Joaquin Phoneix, duke lexuar skenarin e pjesës së dytë të filmit, që siç raportoi “IGN” të mërkurën, do të titullohet “Folie à Deux”.

Joker u shfaq në vitin 2019, derisa Joaquin Phoneix luajti rolin e Arthur Fleckut, një person me çrregullime psikologjike, që i shtyrë nga pabarazia dhe kriza, shndërrohet në revolucionar ndaj autoriteteve.

Phoenix u shpërblye me “Oscar” në vitin 2020. “Joker” u inspirua nga filmat “Taxi Driver” dhe “The King of Comedy”.

Image
Image