Showbiz

Ndryshimi drastik i Bradley Cooperit për filmin e ri të Netflixit

Descriptive Text

Është e kuptueshme nëse nuk e njihni burrin me flokët e bardha në fotografitë e sapopublikuara që e promovojnë filmin e ardhshëm të platformës Netflix. Ai është ylli hollywoodian, Bradley Cooper, i cili ka bërë ndryshim fizik drastik vetëm për ta portretizuar kompozitorin, Leonard Bernstein.

Aktori e ka arritur këtë përmes grimit profesional që e bënë të duket shumë më i moshuar, teksa e luan rolin e Bernsteinit në filmin e ri biografik të titulluar “Maestro”, raportoi të martën CNN.

Filmi është duke u xhiruar ende për Netflixin por platforma e famshme digjitale vendosi që të hënën t’i ndajë me publikun disa fotografi nga sheshi i xhirimeve.

47-vjeçari, Cooper, po ashtu po e bënë regjinë e këtij projekti që vjen pas filmit tejet të suksesshëm, “A Star is Born”. Në të luajnë aktorët, Carey Mulligan në rolin e gruas së Bernsteinit, Felicia Montealegre dhe Jeremy Strong.

I shquar si legjendë në botën e teatrit dhe shfaqjeve muzikore, Bernstein, më së miri njihej për kompozimin e muzikës së shfaqjes “West Side Story”, e inskenuar në Broadway në vitin 1957 dhe e cila katër vjet më vonë u shndërrua në film të suksesshëm. Kurse së fundmi, regjisori i shumëshpërblyer, Steven Spielberg, e ripërpunoi këtë film që i fitoi gjithsej shtatë çmime “Oscar”. Tani, Spielberg shërben si producent i filmit se bashku me regjisorin tjetër ikonik, Martin Scorsese.

Leonard Bernstein vdiq në vitin 1990 në moshën 72-vjeçare.

Ende nuk dihet se kur planifikohet të lansohet filmi “Maestro” në Netflix, por portali “Internet Movie Database” bënë të ditur se ai flet për historinë komplekse të dashurisë ndërmjet, Leonardit dhe Felicias, e cila zgjati për 30 vjet.

{gallery}