Showbiz

Vdiq aktori amerikan, Bo Hopkins

Aktori i njohur amerikan, Bo Hopkins, vdiq të shtunën, bëjnë të ditur mediat ndërkombëtare. 80-vjeçari, që u bë i njohur me role në filmat “Wild Bunch” dhe “American Grafitti”, vdiq pas një sulmi në zemër.

Lajmin e bënë të ditur familjarët e miqtë e tij, duke u shprehur të mërzitur për humbjen. Amerikani ishte i njohur për role dytësore, ndërsa luajti në mbi 100 filma. Numëroi gjithashtu qindra çmime.

Nofka “Bo” i mbeti nga karakteri në filmin “Bus Stop”.

Filmi i fundit në të cilin ai mori pjesë është "Hillbilly Elegy", në vitin 2020.