Showbiz

Unikkatili paralajmëron rikthimin

Descriptive Text

Reperi Viktor Paloka i njohur si Unikkatil ka paralajmëruar rikthimin në skenën muzikore.

Përmes rrjeteve sociale ai ka thënë se së shpejti do të muzikë të re, transmeton Koha.net.

Ai i ka munguar qe një kohë të gjatë skenës së repit shqiptar. Kënga e tij e fundit është në bashkëpunim me 2po2 “Kryt Nalt”, e publikuar nëntorin e vitit të kaluar.

Unikkatili ka konfirmuar se shumë njerëz e kanë pyetur se a është gjallë, për çka thotë se është “gjallë edhe ma i fortë”

“O Viktor a je gjallë???. Çdo i dyti mesazh m’thotë ashtu. Po gjallë edhe ma i fortë se gjithë. Po, ka me pas shumë muzikë të re”, ka shkruar ai.