Beatrix Ramosaj triumfon në “Netët e klipit shqiptar”
Beatrix Ramosaj ka triumfuar në “Netët e klipit shqiptar” që është mbajtur këtë muaj në Ulqin.
Këngë “By my side” e këngëtares kosovare e ka fituar edicionin e 19-të të “Netët e klipit Shqiptar”, duke korrur një sukses pas bujës nga pjesëmarrja e saj në formatin “Big Brother Vip Albania”.
Po ashtu këngëtarja fitoi edhe çmimin e “Publikut”, si kënga më e votuar.
Me të marrë çmimet Beatrix ka falënderuar familjen dhe fansat për mbështetjen dhe të gjithë personat që e kanë ndihmuar në realizimin e klipit të këngës.