Showbiz

Priyanka Chopra dhe Nick Jonas publikojnë fotografinë e parë të vajzës

Priyanka Chopra e ka festuan Ditën e Nënës duke e ndarë fotografinë e parë të vajzës së porsalindur, raportoi të hënën portali “Female”.

Në muajin janar, aktorja 39-vjeçare dhe bashkëshorti i saj këngëtar, Nick Jonas, e mirëpritën në jetë fëmijën e tyre të parë përmes një nëne surrogate. Dhe më në fund, çifti ka vendosur t’ia prezantojë fansave vajzën e quajtur, Malti Marie, përmes një postimi në Instagram.

Ylli hollywoodian, vajza e së cilës u lind para kohe, e shoqëroi fotografinë me mbishkrimin: “Në Ditën e Nënës, ne nuk mund të mos reflektojmë për këto muajt e fundit, sfidat nëpër të cilat kemi kaluar dhe emocionet e përziera që i kemi përjetuar. Pas 100 ditësh qëndrimi në repartin e kujdesit intensiv për të porsalindurit, vajza jonë e vogël më në fund është në shtëpi”.

 

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Priyanka (@priyankachopra)

 

Tutje, Chopra e pranoi se është e lumtur që pas kaq shumë javësh, foshnja e tyre më në fund është larguar nga spitali dhe është në gjendje të mirë shëndetësore. Për këtë, ajo i falënderoi mjekët dhe infermieret që janë kujdesur për vajzën e saj të vogël.

“Rrugëtimi i secilës familje është unik dhe kërkon nivel të caktuar të besimit, dhe derisa ne i kaluam disa muaj sfidues ajo që bëhet shumë e qartë në retrospektivë, është se sa i çmuar dhe i përsosur është çdo moment i jetës. Jemi shumë të gëzuar që vajza jonë e vogël është më në fund në shtëpi, dhe vetëm duam të falënderojmë çdo mjek, infermier dhe specialist në spitalin “Rady Children‘s La Jolla” dhe “Cedar Sinai” në Los Angeles, të cilët na ndihmuan çdo hap të rrugës. Kapitulli i ri i jetës sonë fillon tani, dhe foshnja jonë është vërtetë një luftëtare e fuqishme. Mëmi dhe babi të duan shumë Malti Marie”.

Priyanka Chopra dhe Nick Jonas u martuan në vitin 2018 dhe shquhen si një prej çifteve më të pëlqyera nga publiku.