Showbiz

Post Malone dhe e dashura e tij misterioze në pritje të fëmijës së parë

Ylli 26-vjeçar i muzikës, Post Malone, dhe e dashura e tij prej kohësh, e cila mbetet e paidentifikuar për publikun, janë në pritje të një fëmije.

Këngëtari dhe reperi ka deklaruar se po ndihet më i lumtur se kurrë, me ta bërë publik lajmin së po bëhet baba për herë të parë.

“Jam shumë i emocionuar për këtë kapitull të ri të jetës sime dhe po ndihem më i lumtur se kurrë. Prejse e mbaj në mend, gjithmonë jam ndier i trishtuar. Tani është koha që të kujdesem për trupin tim, familjen dhe miqtë e mi, si dhe ju bëjë thirrje të shpërndani sa më shumë dashuri që është e mundur”, tha ai për uebfaqen “TMZ”.

Një burim i afërt bëri të ditur se reperi, emri i vërtetë i të cilit është Austin Richard Post, e ka festuar lajmin e shtatzënisë gjatë fundjavës, me një ndejë private me familje dhe miqtë e afërt.

Bëhet e ditur se e dashura e këngëtarit nuk është mësuar të jetë në qendër të vëmendjes së publikut, prandaj ata janë fokusuar në ndërtimin e lidhjes së shëndoshë dhe private, e cila shumë shpejt do të shndërrohet në një familje.

Lajmi i shtatzënisë për çiftin vjen disa ditë pasi ylli i hitit “Better Now” e informoi publikun se në muajin qershor do ta publikojë albumin e tij të katërt, “Twelve Carat Toothache”.

Post Malone e lansoi këngën e re me titull, “One Right Now”, para gjashtë muajve. Ajo vjen në bashkëpunim me këngëtarin kanadez, The Weeknd.