Showbiz

Lili Reinhart kritikon ashpër Kim Kardashianin, e quan të neveritshme

Aktorja Lili Reinhart e ka kritikuar ashpër yllin televiziv, Kim Kardashian.

Ajo e quajti Kimin të neveritshme për “injorancën” e saj në kufizimin e dietës, vetëm për të arritur ta veshë fustanin e ikonës Marilyn Monroe në “Met Gala”, raportoi portali “NME”.

Bukuroshja 41-vjeçare në një intervistë mbi qilimin e kuq të gala mbrëmjes së përvitshme, tregoi se i ka humbur 7 kilogram për më pak se një muaj, vetëm për ta veshur fustanin të cilin aktorja ikonike Monroe e kishte veshur në ditëlindjen e presidentit, John F. Kennedy, në vitin 1962. Kim e pranoi se ishte detyruar të heq dorë nga sheqernat dhe karbohidratet për tri javë.

“Ky është fustani i Marilyn Monroe dhe është i vjetër 60 vjet. Ajo e kishte veshur atë në momentin kur ia uroi ditëlindjen presidentit John F. Kennedy me këngën ‘Happy Birthday’. Mua më erdhi ideja që ta vishja këtë fustan në ‘Me Gala’, por kur e provova e pash që nuk më përshtatej në trup. Por insistova ta veshë atë dhe u thash se më duheshin tri javë që t’i humbja 7 kilogram. Ishte një sfidë e vërtetë. Më dukej sikur po bëhesha gati për një rol filmik. Hoqa dorë nga sheqeri dhe karbohidratet për tri javë rresht. Sonte pas ceremonisë do të festojmë me pica dhe petulla në dhomën e hotelit”, deklaroi Kardashian për reporteren e revistës “Vogue”, La La Anthony.

Por ylli i serialit “Riverdale”, Lili Reinhart, nuk e vlerëson ‘sakrificën’ e Kimit. Aktorja 25-vjeçare e kritikoi themeluesen e kompanisë “SKIMS”, për faktin se po ua jep mesazhin e gabuar vajzave të reja të cilat inspirohen nga ajo.

Përmes një mesazhi të postuar në “Instagram Story”, Reinhart tha: “Të ecësh mbi qilim të kuq dhe të realizosh intervistë ku tregon se si ke vdekur nga uria sepse nuk ke ngrënë karbohidrate për një muaj, vetëm për ta veshur një fustan? Kjo është shumë gabim. Ta pranosh publikisht se e ke munduar veten nga uria për shkak të ngjarjes ‘Met Gala’, kur je shumë e vetëdijshme se miliona të rinj të ndjekin në rrjetet sociale, inspirohen nga ti dhe e dëgjojnë me shumë vëmendje çdo fjalë apo këshillë që e thua. Injoranca e njerëzve të këtillë është jashtëzakonisht e neveritshme”.

Tutje, Lili e quajti industrinë e showbizit ‘toksike’ dhe u tha ndjekësve të saj që të mos i mbështesin të famshmit budallenj dhe dëmtues, të cilët prioritet i kanë vetëm trupat e tyre dhe asgjë më shumë.

{gallery}