Showbiz

Si e përshkruan stilin e saj Dua Lipa

Këngëtarja e njohur shqiptare, Dua Lipa, ka realizuar së fundmi një intervistë për revistën e njohur amerikane, “Rollingstone”.

Në këtë intervistë, 21-vjeçarja ka folur për koncertet e saj dhe energjinë gjatë performancave.

“Ka disa momente kur vetëm ndalem së kërcyeri dhe shikoj sepse provoj të shijoj atmosferën”, ka thënë ajo.

Ajo e përshkruan muzikën e saj si kombinim të vallëzimit me vajin.

“Është diçka e mërzitshme dhe e pikëllueshme, por më pas ju dëshironi të vallëzoni me të”, ka thënë ajo.