Showbiz

“Last Seen Alive” trileri i ri i aktorit Gerard Butler

Studioja “Voltage Pictures” e ka publikuar trailerin zyrtar të filmit “Last Seen Alive”, një triler i ri i cili e sjell aktorin Gerard Butler si aktorët protagonist dhe producent.

Studioja “Voltage Pictures” e ka publikuar trailerin zyrtar të filmit “Last Seen Alive”, një triler i ri i cili e sjell aktorin Gerard Butler si aktorët protagonist dhe producent. 

Ai e rrëfen historinë e një burri të quajtur, Will Spann. Pasi gruaja e tij zhduket në mënyrë misterioze në një pikë karburanti, ai e fillon një kërkim dëshpërues për ta gjetur atë që e dërgon në një rrugë të errët dhe të rrezikshme. Situata në të cilën Will përfshihet, e detyron atë ta shkelë ligjin, të arratiset nga autoritetet dhe ta arrijë drejtësinë me forcat e veta. 

Filmi vjen me regji të aktorit amerikan të shndërruar në regjisor, Brian Goodman, ndërsa krahas Butlerit në të luajnë edhe aktorët, Jaimie Alexander, Dani Deetté, Aleks Alifirenko Jr, Robert Walker Branchaud, Jordan Salloum dhe David Kallaway. 

“Last Seen Alive” lansohet nëpër kinema të limituara të Amerikës kah fundi i kësaj vere.