Showbiz

“Mr Morale & The Big Steppers” është albumi i ri i Kendrick Lamarit

Reperi amerikan, Kendrick Lamar, e paralajmëroi lansimin e albumit të ri me titull, “Mr Morale & The Big Steppers”.

Ylli i njohur i muzikës i cili do të jetë ndër performuesit kryesor në festivalin, “Glastonbury”, krahas këngëtarëve Paul McCartney dhe Billie Eilish, e postoi një vegëz të re në ueb faqen e tij “Oklahoma”, përmes së cilës edhe e bëri të ditur emrin e albumit të ardhshëm si dhe datën e lansimit të tij në treg, që është 13 maji. Lajmi më pas u shpërnda edhe në llogaritë e tij në rrjetet sociale.

 

 

“Mr Morale & The Big Steppers” vjen pas albumit të shpërblyer të vitit 2017, “DAMN”, i cili nga kritikët u përshkrua si një vështrim i fuqishëm brenda mendjes së trazuar të një gjeniu. Që atëherë, Lamar e ka krijuar edhe kolonën zanore të filmit “Black Panther”.

Shtatorin e kaluar, Lamar i regjistroi një mori këngësh të reja me organizatën “ASCAP” (Shoqëria Amerikane e Kompozitorëve, Autorëve dhe Botuesve), duke nxitur spekulimet në atë kohë se një album i ri mund të lansohet se shpejti.

Këngët e listuara me organizatën jofitimprurëse për të drejtat e performancës janë: “Before The Hangman’s Noose”, “Comfortable”, “Director”, “Fighter Thief In The Night”, “Fade To Black”, “Erika Kane”, “End Of The Line”, “Of Paupers And Poets”, “Believe”, “Driving Down The Darkness”, “End Of The Line” dhe “Fell For You”.

Ndërkohë, së fundmi Kendrick Lamar ndau hollësi rreth një koncerti të ri që mbahet gjatë verës në Milano të Italisë, që njëkohësisht e shënon performancën e parë të reperit pas interpretimit në ngjarjen e sivjetme “Super Bowl Halftime Show”, krahas yjeve të muzikës hip-hop: Dr Dre, Mary J Blige, Snoop Dogg dhe 50 Cent. .