Showbiz

Rihanna dhe ASAP Rocky s’janë ndarë, mohohen lajmet për tradhti

Rihanna është në pritje të fëmijës së saj të parë me të dashurin e saj reper, dhe burimet e brendshme kanë konfirmuar tani për TMZ se thashethemet e mashtrimit dhe ndarjes që kanë qarkulluar në internet ditëve të fundit janë krejtësisht të rreme.

Mediat nëpër botë kanë shkruar se ASAP Rocky dhe Rihanna kanë vendosur të ndahen pas pretendimeve për tradhti, por burimi i brendshëm ka zbuluar për uebsajtin me bazë në SHBA se çifti është mirë.

Dyshja e mbajnë lidhjen e tyre mjaft private, pavarësisht faktit se të dy janë yje ndërkombëtarë.

A$AP ka deklaruar në intervista më parë se Rihanna është e vetmja për të.

Dyshja bënë debutimin e tyre në tapetin e kuq si çift në Met Gala në vitin 2021, por Rihanna këmbënguli se nuk ishte menduar kurrë të ishte kështu.

Rihanna befasoi fansat në janar të këtij viti kur doli me barkun e fryrë në rrugët e New Yorkut, për një fotosesion.