Showbiz

Brie Larson i bashkohet ekipit të aktorëve të filmit “Fast and Furious 10”

Është bërë i ditur lajmi se ylli hollywoodian, Brie Larson, i është bashkuar kastës së aktorëve të filmit “Fast & Furious 10”, raportoi të hënën portali “NME”.

Duke e ndarë lajmin me fansat e tij në Instagram, Vin Diesel shkroi: “E shikoni këtë engjëll përkrahë meje duke më bërë të qeshë? Me siguri po thoni me vete, kjo është Captian Marvel. Natyrisht, fotografia përmbanë shumë dashuri dhe të qeshura por ajo që nuk po e shihni, është personazhi i ri me të cilin do të prezantoheni në vazhdimin e dhjetë të filmave, ‘Fast & Furious’. Nuk e keni idenë sa ikonike dhe e mahnitshme do të jetë ajo në mitologjinë tonë. Përtej bukurisë, intelegjencës dhe çmimit të saj ‘Oscar’, gjendet një shpirt i bukur që do t’i shtojë filmit diçka që nuk e keni pritur, por mund ta keni dëshiruar gjithmonë. Mirë se vjen në familjen tonë Brie”, shkruhej në postimin e aktorit.

Aktualisht nuk dihet se cilin personazh do ta personifikojë Larson, në filmin e ardhshëm aksion.

Së fundmi u bë e ditur se edhe aktorit Jason Momoa, do të jetë pjesë e vazhdimit të dhjetë të filmave hit në arkat filmike. Për dallim prej faktit se këtë aktorë jemi mësuar ta shohim gjithmonë në rolin e superheroit në filmat e tij, në “Fast & Furious 10” ai do ta luajë një personazh të keq.

Justin Lin do ta bajë regjinë e filmit të ri, derisa yjet: Vin Diesel, Michelle Rodriguez, Tyrese Gibson, Chris ‘Ludacris’ Bridges, Sung Kang dhe Charlize Theron, pritet t’i përsërisin rolet e tyre. Është konfirmuar se edhe personazhi i reperes, Cardi B, do të rikthehet në vazhdimin e dhjetë të filmit.

“Fast & Furious 10” pritet të lansohet për publikun e gjerë më 19 maj 2023.