Showbiz

Pink Floyd publikon këngë për Ukrainën

Pink Floyd publikon këngë për Ukrainën

Përditësim, 8 prill 22:00 - Është publikuar kënga që qe paralajmëruar nga Pink Floyd për Ukrainën.


Pink Floyd do ta publikojë këngën e re “Hey Hey Rise Up”, të enjten në mesnatë dhe ajo pritet të jetë një bashkëpunim me vokalistin e grupit ukrainas Boombox, Andriy Khlyvnyuk.

Siç është bërë e ditur, kënga përdor vokalin e Andriy-t, të marrë nga postimi në llogarinë e tij në Instagram në sheshin Sofiyskaya të Kievit, duke kënduar "Oh, The Red Viburnum In The Meadow", një këngë protestuese popullore ukrainase, e shkruar gjatë Luftës së Parë Botërore, raporton Ukraine Now, të enjten në kanalin e saj në Telegram.

Titulli i këngës së Pink Floyd është marrë nga rreshti i fundit i këngës që përkthehet si "Hej, hej, ngrihu dhe gëzohu".

Vokalisti i Pink Floyd, David Gilmour, djali i të cilit është i martuar me ukrainase, ka thënë se me këtë këngë dëshiron të tregojë mbështetjen për Ukrainën.

"Shpresoj se do të ketë mbështetje dhe publicitet të gjerë. Ne duam të mbledhim fonde dhe të ofrojmë mbështetje morale. Ne duam të tregojmë mbështetjen tonë për Ukrainën dhe në atë mënyrë, të tregojmë se shumica e botës mendon se është krejtësisht e gabuar që një superfuqi të pushtojë vendin e pavarur demokratik, siç është bërë Ukraina”, ka thënë Gilmour.

Image