Showbiz

“Out Of Time”, kënga e re e The Weeknd me protagoniste yllin e “Squid Game”

Këngëtari kanadez, The Weeknd, e ka publikuar videoprojektin e ri muzikor me titull “Out Of Time”. Protagoniste e klipit është aktorja e serialit hit “Squid Game”, HoYeon Jung, dhe ylli i komedisë, Jim Carrey.

Kjo është kënga e radhës nga albumi i ri i pop-këngëtarit, “Dawn FM”, që vjen e kompletuar me videoklip, pas projekteve “Take My Breath”, “Sacrifice” dhe “Gasoline”, raportoi të mërkurën portali “NME”.

Me regji të Cliquas, videoklipi i “Out Of Time” i sjell protagonistët The Weeknd dhe HoYeon Jung teksa e shijojnë një natë së bashku duke kënduar karaoke. Në fund të tij, në skenë shfaqet aktori Jim Carrey, i cili mund të shihet duke e vendosur një maskë artificiale, mbi atë që supozohet të jetë fytyra e këngëtarit të famshëm.

The Weeknd, emri i vërtetë i së cilit është Abel Tesfaye, pritet që në korrik të këtij viti ta fillojë turneun në Amerikën Veriore, “After Hours Til Dawn”. Doja Cat do të jetë mysafire speciale në shumicën prej këtyre koncerteve.

Ndërkohë së fundmi, The Weeknd deklaroi se mund të veprojë njësoj sikur kolegu i tij, Kanye West, dhe ta ndërrojë emrin skenik në ABEL. Ende nuk dihet nëse kjo gjë mund të ndodhë vërtetë, apo ishte vetëm një shaka nga ana e yllit të muzikës pop.

{gallery}