Policia thirri shtëpinë e Will Smith-it për aktivitet të dyshuar me dron vetëm disa ditë pasi ai goditi Chris Rock në “Oscar”.
Aktori 53-vjeçar jeton në një rezidencë në Los Anxhelos me gruan e tij 50-vjeçare, Jada Pinkett-Smith, ku autoritetet u njoftuan për një dron që thuhet se po fluturonte mbi pronën luksoze të martën, mirëpo nuk kishin gjetur ndonjë gjë të dyshimtë.
“Dje, 29.03.22, rreth orës 14:30, autoritetet iu përgjigjën rezidencës së Will dhe Jada Smith në Calabasas, LA, në lidhje me një dron që fluturonte mbi pronë. Kur arritën, ata kontaktuan sigurimin privat në vendndodhje dhe kërkuan zonën për dronin. Ata nuk ishin në gjendje të gjenin as vendndodhjen. Nuk dihej nëse Will ose Jada Smith ishin në shtëpi në kohën e incidentit”, ka bërë të ditur policia lokale në stacionin Lost Hills.
Kjo ndodhi vetëm disa ditë pasi Will goditi komedianin Chris Rock - i cili bëri një shaka për pamjen e kokës së rruar të Jadas, të cilën ajo e ka si pasojë të vuajtjes nga alopecia - në të njëjtën natë ai mori çmimin e aktorit më të mirë për rolin e tij në “King Richard”, por dy incidentet thuhet se nuk kanë lidhje, sipas ETONline.
Incidenti i supozuar me dron vjen menjëherë pasi ylli i “Men in Black” - veprimet e të cilit në ceremoni janë nën shqyrtim nga Akademia e Arteve dhe Shkencave të Filmit. Will i ka kërkuar ndjesë Chrisit në Instagram.
Ai shkroi: “Dhuna në të gjitha format e saj është helmuese dhe shkatërruese. Sjellja ime në ndarjen e çmimeve ‘Oscar’ mbrëmë ishte e papranueshme dhe e pafalshme. Shakatë në kurrizin tim janë pjesë e punës, ama një shaka për gjendjen mjekësore të Jadas ishte e tepërt për mua dhe reagova emocionalisht. Dua t’i kërkoj falje publikisht Chrisit. Dola jashtë vetes e gabova. Jam në siklet, veprimet e mia nuk ishin indikatorë të mashkullit që dua të jem. Nuk ka vend për dhunë në një botë dashurie dhe mirësie”.
-
1 prill 2022 00:35
-
Shpërndaje në: