Showbiz

Plaçkitet shtëpia e familjes Beckham

Posh dhe Becks thuhet se janë tmerruar pasi një hajdut i maskuar hyri në rezidencën e tyre në Londër.

Ish-futbollisti 46-vjeçar dhe gruaja e tij stiliste, 47 vjeç, mendohet se kanë qenë në shtëpinë në Holland Park, në Londrën Perëndimore, kur një hajdut i maskuar “hyri nga dritarja” muajin e kaluar dhe u arratis me një grusht artikujsh.

“Mjerisht familja Beckham ishte viktimë e disa hajdutëve mjaft profesionistë që kanë vepruar në zonë. Për fat të mirë kriminelët arritën deri në një dhomë gjumi para se të iknin. Siguria në shtëpi është shumë e mirë, fizikisht dhe teknikisht. Hajduti kishte thyer një dritare dhe ishte larguar drejt e nga e njëjta me një numër të vogël sendesh. Për fat të mirë asnjë nuk kishte një vlerë të madhe sentimentale për familjen”, ka bërë të ditur një burim i afërt me çiftin.

Ish-lojtari i Manchester United – i cili ka fëmijët Brooklyn, 23 vjeç, Romeo, 19, Cruz, 17 dhe vajzën Harper, 10 vjeç me ish-yllin e Spice Girls – u zgjua nga djali i tyre më i vogël, i cili ngriti alarmin pasi mbërriti në shtëpi në orët e mëngjesit.

“Pamjet thuhet se e tregojnë hajdutin duke u ngjitur mbi portën në pjesën e përparme të shtëpisë. Më pas ai hyri nga dritarja e një dhome gjumi rezervë. Cruz kishte zbuluar vjedhjen pasi kishte mbërritur në shtëpi në orët e para me disa shokë. Ai kishte vrapuar menjëherë për ta zgjuar babanë e tij dhe Davidi ka kryer kontrollin e shtëpisë në rast se hajduti ishte ende brenda, ka treguar burimi për “The Sun”.

Familja u trondit shumë nga ajo që ndodhi. Ishte shumë shqetësuese për ta kur zbuluan se hajduti kishte hyrë në shtëpi teksa ata ishin aty.

“Vjedhja dyshohet se ka ndodhur mes orës 20:30 dhe 23:30 të së hënës, datë 28 shkurt”, ka bërë të ditur zyrtari i policisë.

“Një numër sendesh u raportuan të vjedhura. Asnjë arrestim nuk është bërë. Hetimet vazhdojnë”.