Showbiz

Alec dhe Hilaria Baldwin në pritje të fëmijës së shtatë

Foto: AP/Associated Press

Familja Baldwin po rritet.

Aktori i famshëm Alec Baldwin dhe gruaja e tij, Hilaria Baldwin, janë në pritje të fëmijës së shtatë së bashku. Lajmin e ka konfirmuar ekskluzivisht revista prestigjioze, “People”.

“Në unazat e martesës e kemi të gdhendur fjalinë, ‘jemi një ekip i mirë’. Ne ia themi këtë njëri-tjetrit gjatë gjithë kohës, sepse me të vërtetë jemi një ekip i mirë. Një prej gjërave më të bukura të cilën fëmijët tanë e kanë përjetuar në një familje të madhe, është mënyra se si zemrat e tyre dhe dashuria për njëri-tjetrin shtohet vazhdimisht, me ardhjen në jetë të secilit fëmijë. Kapaciteti ynë për të dashuruar vazhdon të rritet çdo ditë e më shumë, dhe jemi të lumtur që në vjeshtë ta mirëpresim anëtarin më të ri të familjes”, deklaroi çifti për revistën “People”.

Image

38-vjeçarja Hilaria Baldwin, po ashtu e ndau lajmin e bukur me të gjithë ndjekësit e saj në Instagram me postimin e një videoje, ku ajo dhe aktori 63-vjeçar shihen duke luajtur me gjashtë fëmijët e tyre, María Lucía Victoria, Carmen Gabriela, Rafael Thomas, Leonardo Ángel Charles, Romeo Alejandro David, dhe Eduardo “Edu” Pao Lucas.

“Pas shumë situatave me të cilat jemi ballafaquar gjatë viteve të fundit, ne kemi një lajm emocionues dhe një surprizë të madhe për të gjithë ju. Një tjetër Baldwin po vjen këtë vjeshtë. Ishim shumë të sigurt se familja jonë ishte e kompletuar, dhe ne jemi përtej të lumtur me këtë befasi. Po ndaj me ju momentin kur ua kumtuam lajmin fëmijëve tanë, dhe siç mund ta shihni, ata janë shumë të emocionuar. Fëmija ynë i ardhshëm është një pikë ndritshme në jetën tonë. Një bekim dhe një dhuratë në kohë të këtilla të pasigurta”, shkruhej në mesazhin e Hilarias.

Alec Baldwin, po ashtu e ka vajzën 26-vjeçare, Ireland Baldwin, nga martesa e parë me ish-bashkëshorten, Kim Basinger.