Showbiz

Michael B Jordan dhe Lori Harvey debutuan si çift mbi qilim të kuq

Foto: AP/Associated Press

Dyshja e famshme, Michael B Jordan dhe Lori Harvey, kanë zgjedhur që paraqitjen e parë si çift ta shënojnë në ndejën glamuroze, “Vanity Fair Oscar Party”.

Ata dukeshin elegant në këtë paraqitje, në një prej netëve më të mëdha të Hollywoodit dhe natyrisht se e rrëmbyen vëmendjen e mediave dhe fotografëve të shumtë, të cilët mezi e kishin pritur një gjë të tillë, raportoi të martën “Mail Online”.

Ylli i filmit “Black Panther” është në lidhje me modelen e famshme nga nëntori i vitit 2020, por deri të dielën mbrëma, ata nuk ishin shfaqur asnjëherë së bashku në ndonjë ngjarje me qilim të kuq.

Bukuroshja 25-vjeçare i ndau me ndjekësit e saj në Instagram disa video dhe fotografi nga pjesëmarrja e çiftit në ndejën e famshme që zë vend pas ceremonisë “Oscar”, dhe ku të pranishëm ishin disa nga emrat më të njohur të showbizit.

Pas ngjarjes “Vanity Fair Oscar Party”, Michael dhe Lori, e ndoqën një tjetër ndejë të organizuar nga muzikanti i njohur, Jay-Z, në hotelin e famshëm “Chateau Marmont”.

Derisa Jordan është i zënë duke punuar në projekte filmike të tilla si, “Raising Dion” dhe “Creed III”, Lori, e cila është vajza e komedianit dhe prezantuesit televiziv, Steve Harvey, është mjaft e angazhuar me projektet e saja personale. Përveç si modele e disa markave prestigjioze të modës, ajo është dhe themeluese e linjës së produkteve kozmetike “SKN by LH”.

Aktori Michael B Jordan, i cili vitin e kaluar u emërua “Mashkulli më seksi në botë”, shquhet si një person privat i cili lidhjet romantike i ka mbajtur larg syrit të publikut. Kurse, Lori Harvey, në të kaluarën ka qenë në lidhje romantike me reperin Future dhe mogulin e muzikës, Sean ‘Diddy’ Combs. Megjithëse nuk është aktore apo këngëtare, ajo është shumë e popullarizuar në rrjetet sociale dhe numëron mbi 4 milionë ndjekës në Instagram. Kjo mjafton për ta bërë atë një personalitet të kërkuar nga markat e ndryshme, për reklamimin e produkteve të tyre.

{gallery}