Showbiz

E dashura e Lirim Kastratit ikën nga spitali në Poloni

Angjela Shimac, modelja kroate dhe e dashura e futbollistit kosovar Lirim Kastrati, ka thënë se ka ikur nga një spital privat në Poloni, ku kishte menduar ta kryente lindjen. Detajet i ka ndarë në rrjetet sociale të premten.

“Mbrëmë nga a kënaqësia e argëtimi tek udhëtimi drejt Kroacisë sot. Kryeqyteti, spitali privat dhe brenda vetëm një infermiere që fliste anglisht. Ajo ma shkatërroi venat tre herë në tri vende. Funksionoi tek herën e katërt, por s’e ndjej dorën time më. U ankova, qava, por ishin të pasjellshëm me mua. Më dërguan një doktor që s’dinte asnjë fjalë anglisht”, ka thënë ajo në një storie në Instagram. “Pas lotëve, vendosa të marr përsipër vetë rrezikun, ika nga spitali. Tani kam 10 orë që udhëtoj sepse fatkeqësisht s’mund të hip në aeroplan më, por jam falënderuese për poliklinikën në Zagreb që më pranoi menjëherë”.

Shimac ka thënë se po i publikon përjetimet në Poloni në mënyrë që dikush të “marrë mësim nga gabimet e mia”, shkruan “24sata”.

Image

Lirimi dhe Angjela aktualisht jetojnë në Varshavë. Kastrati është pjesë e Legias.

Çifti pritet të bëhet me fëmijë në pranverë.

Lidhja mes Kastratit e Angjelas nuk ka qenë pa telashe. Çifti kishte një periudhë të turbullt vitin e kaluar, ku dy herë u nda.

Por, ata u pajtuan, ndërsa Angjela njoftoi se do të martohen. Ata ishin në Maldive së bashku në pushime, ndërsa kanë treguar pak më tepër kujdes në rrjete sociale.