Showbiz

“Firestarter” filmi i ri i aktorit Zac Efron

Descriptive Text

“Firestarter” është filmi i ardhshëm amerikan i cili i takon zhanrit horror dhe fanta-shkencë.

Ai vjen i realizuar nga regjisori Keith Thomas dhe me skenar të shkruar nga Scott Teems, derisa ngjarja bazohet në romanin me të njëjtin emër të autorit Stephen King.

“Firestarter” është ripërpunim i filmit të vitit 1984 dhe në rolet kryesore i sjell aktorët: Zac Efron, Ryan Kiera Armstrong, Sydney Lemmon, Kurtwood Smith, John Beasley, Michael Greyeyes, and Gloria Reuben.

Ai e rrëfen historinë e një babi i cili duhet ta mbrojë vajzën e tij, pasi ajo zhvillon aftësi të jashtëzakonshme dhe kështu përfundon duke u ndjekur nga një agjenci sekrete qeveritare që synon ta kontrollojë atë.

Filmi “Firestarter” i cili vjen i realizuar nga studioja filmike “Universal Pictures”, lansohet nëpër kinematë e Amerikës më 13 maj të këtij viti në të njëjtën kohë me platformën digjitale “Peacock”.