Showbiz

Ylli kolumbian me famë botërore më 14 mars këndon në Tiranë

Këngëtari me famë botërore, Maluma, do të mbajë koncert në sheshin “Nënë Terezë” në Tiranë më 14 mars.

Këtë e ka konfirmuar kryetari i Bashkësisë së Tiranës, Erion Veliaj, përmes një video të këngëtarit në llogarinë e tij në Instagram.

Këngëtari kolumbian, emri i të cilit është Juan Luis Londono Arias, është pritur të përformojë më herët në Tiranë, por që koncerti i tij ishte anuluar për shkak të pandemisë.