Showbiz

Lidhja e veçantë e tifozëve të Liverpoolit dhe këngës “One Kiss” të Dua Lipës

Descriptive Text

Një lidhje e veçantë ekziston midis fansave të Liverpool-it dhe hitit të këngëtares shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, “One Kiss”.

GOAL ka hedhur një vështrim mbi këtë lidhje që nisi kur shumë tifozë të futbollit mund të kishin mbetur të befasuar kur lojtarët dhe fansat e Liverpoolit festuan fitoren e Carabao Cup 2021-2022, duke kënduar këtë këngë.

Por, pse fansat e Reds e këndojnë këtë këngë të Dua Lipës?

Lidhja e dashurisë mes tifozëve të Liverpoolit dhe “One Kiss” e kënduar nga Dua Lipa, filloi kur ajo performoi hitin në finalen e Ligës së Kampionëve 2018, e cila u zhvillua në Kiev të Ukrainës.

Kur UEFA njoftoi fillimisht se një shfaqje do të zhvillohej para se të fillonte ndeshja, dukej se kjo ide nuk ishte pritur mirë, duke pasur parasysh ngjashmëritë me aktivitetet e sporteve amerikane.

Ndërkohë që rreth 30,000 tifozë të Liverpoolit që kishin udhëtuar 1,800 milje për të arritur në stadiumin NSC Olimpiyskiy, u panë duke kënduar tekstin e këngës "One Kiss".

Pavarësisht humbjes 3-1 ndaj Real Madridit të Zinedine Zidane në atë rast, në ditët në vijim, videot e tifozëve të Liverpool-it që këndonin këngën u bënë virale në rrjetet sociale dhe kështu lindi një traditë e re.

Në një intervistë për WIRED , Dua Lipa e përshkroi veten si një "Mbështetëse Nderi e Liverpool-it" dhe gjithashtu vazhdoi duke thënë se ajo "e do Liverpoolin, ka gjithmonë një vend të veçantë në zemrën time". Megjithatë, ajo në të njëjtën intervistë zbuloi se babai dhe vëllai i saj mbështesin Arsenalin dhe tha se “do të gjendesha në telashe nëse do të thoja se mbështes Liverpoolin”.