Showbiz

Musk dhe ish-e dashura e tij mirëpresin në jetë fëmijën e dytë

Descriptive Text

Drejtori ekzekutiv i kompanisë Tesla, Elon Musk dhe ish-e dashura e tij, këngëtarja Genesis Grimes, kanë pritur në jetë fëmijën e tyre të dytë.

Grimes është detyruar të zbulonte në kopertinën e saj të Vanity Fair se ajo dhe Musk mirëpritën fshehurazi një vajzë, pasi foshnja filloi të qante gjatë intervistës së këngëtares.

Çifti, të cilët nuk janë më bashkë, nuk kanë zbuluar ende emrin e vajzës së tyre, por se po e quajnë atë “Y”, gjë që njëjtë e bënë edhe me fëmijën e tyre të parë duke e quajtur “X”.

Y lindi në dhjetor të vitit 2021, disa muaj pasi Grimes dhe Musk u ndanë pas tre vitesh të lumtura së bashku.

Grimes, 34 vjeç, emri i vërtetë i së cilës është Claire Boucher, pranoi se megjithëse ajo dhe Elon nuk janë më zyrtarisht bashkë, ajo e mendon atë si “të dashurin” e saj në disa mënyra.

Këngëtarja kanadeze i tha Variety Fair se dyshja janë së bashku në një farë forme pasi bashkë prindërojnë dy fëmijët e tyre.

"Unë ndoshta do t'i referohesha atij si të dashurin tim. Ne jetojmë në shtëpi të ndara. Jemi miqtë më të mirë. Ne takohemi me njëri-tjetrin gjatë gjithë kohës. Thjesht kemi gjërat tona që po na ndodhin dhe nuk pres që njerëzit e tjerë ta kuptojnë atë", ka thënë ajo, raporton The Mirror.