Showbiz

“The Weekend Away” filmi i ri i Netflixit i xhiruar në Kroaci

Descriptive Text

Aktorja amerikane Leighton Meester po kalon nëpër periudhë të mirë të karrierës. Ish-ylli i serialit “Gossip Girl” luan në filmin e ti të Netflixit, “The Weekend Away”, i cili i takon zhanrit triler.

Ky projekt hollywoodian vjen me një ngjarje misterioze që mbanë publikun të tensionuar për të parë se çfarë do të ndodhë në fund, derisa xhirimet e tij zënë vend plotësisht në Kroaci.

“Natyrisht se po. Ishte një faktor i rëndësishëm që më ka tërhequr ta pranojë rolin. Dua të them, para së gjithash, kishte shumë gjëra të tjera brenda filmit që më bindën të bëhem pjesë e tij, por pastaj një arsye e fortë ishte edhe mundësia për ta vizituar Kroacinë. Prandaj edhe më pëlqen që ky shtet është element i rëndësishëm i tregimit që trajtohet në të. Ky është një vend i bukur, piktoresk ku njerëzit shkojnë për t’i shijuar pushimet e tyre. Pra, është një përputhje vërtet e mirë ndërmjet pamjeve mahnitëse dhe përmbajtjes së filmit, apo jo”.

Në filmin “The Weekend Away”, Leighton e luan rolin e Beth, një nënë e re e cila e lë burrin dhe foshnjën në shtëpi, për ta kaluar një fundjavë në Kroaci me miken e saj të ngushtë, por, kur shoqja e saj zhduket dhe Beth bëhet e dyshuara kryesore e policisë, pushimet e saj shndërrohen në një makth të vërtetë.

Film vjen me regji të Kim Farrantit dhe krahas yllit Meester luajnë edhe aktorët Christina Wolfe, Ziad Bakri dhe Luke Norris.

“The Weekend Away” tashmë është në dispozicionin e publikut përmes platformës Netflix.