Showbiz

Naomi Campbell thotë se fëmija i saj nuk është i adoptuar

Supermodelja 51-vjeçare, Naomi Campbell, së fundmi e ka hijeshuar ballinën e revistës prestigjioze “Vogue”, ku ka pozuar e zhveshur dhe e përqafuar me vajzën e saj të vogël.

Campbell e mirëpriti në jetë fëmijën e saj të parë në maj të vitit 2021, pa e zbuluar identitetin e të atit, dhe menjëherë publiku ka filluar të spekulojë se foshnja që është vajzë, mund të jetë e adoptuar. Por, modelja ikonike insiston se kjo gjë nuk është e vërtetë, dhe se vetëm një numër i vogël i njerëzve kishin qenë në dijeni të shtatzënisë së saj.

“Ajo nuk është e adoptuar, ajo është vajza ime. Mund t’i numëroj në gishta njerëzit që e dinin se isha shtatzënë dhe në pritje të një fëmije”, ka deklaruar Campbell në intervistën ekskluzive për “Vogue”.

Tutje, Naomi shpjegoi se të qenët nënë për herë të parë dhe atë në moshën 50-vjeçare, është gjëja më e rëndësishme që i ka ndodhur në jetë, duke e përshkruar të bijën, emri i së cilës mbetet i panjohur për publikun e gjerë, si bekimin më të madh.

Ylli i modës që shtatzëninë e mbajti krejtësisht larg syrit të publikut, vitin e kaluar e bëri të ditur lajmin e ardhjes në jetë të fëmijës, përmes një postimi në Instagram.

“Një bekim i mrekullueshëm i vogël më zgjodhi të jem nëna e saj. Jam shumë e nderuar që kam këtë shpirt të butë në jetën time dhe nuk ka fjalë për të përshkruar këtë marrëdhënie të përjetshme që kam tani me ty engjëlli im. Nuk ka dashuri më të madhe se kjo”, kishte shkruar Campbell.

Supermodelja e famshme tutje diskutoi për pasarelat e modës, duke thënë se sot pjesëmarrja nëpër sfilata nuk i duket edhe aq interesante.

“Ende i shijoj ato por dinë të jenë paska neveritëse. Sepse unë jam një grua 51-vjeçare duke modeluar në pistë krahas vajzave që janë vetëm 18-vjeçare. Nganjëherë është argëtuese të jesh në praninë e modeleve të reja, por më kujtohet që në një sfilatë u nervozova shumë sepse ato ecnin shumë ngadalë. Definitivisht mendoj se modelimi në kohën time ka qenë më argëtues. Ne qeshnin në pistë dhe tregonin më shumë nga personaliteti ynë kur dilnim në sfilatë”.

Intervistën e plotë të Campbellit për numrin e muajin mars të revistës “Vogue”, mund ta lexoni tashmë online.

{gallery}