Showbiz

Lizzo dëshiron të pozojë për revistën “Playboy”

Ylli i hitit “Good As Hell”, Lizzo, është adhuruese e madhe e revistës për të rritur “Playboy” andaj i ka bërë thirrje rep artistes Cardi B, e cila në muajin dhjetor u emërua drejtoresha e parë kreative brenda kompanisë, që ta kontaktojë atë dhe të aranzhohen për ta realizuar një fotosesion me të.

E pyetur nga “TMZ” nëse ndonjëherë do të pozonte për revistën “Pleyboy”, Lizzo u përgjigj: “Zot i madh, i thoni Cardit të më telefonojë! Unë e adhuroj revistën ‘Playboy’, kështu që po do të pozoja për të”.

Këngëtarja 33-vjeçare shquhet si grua pa komplekse e cila asnjëherë nuk ngurron t’i shfaq format trupore. Javën e kaluar ajo e postoi në Instgram një fotografi ku shfaqet e zhveshur, teksa u shpreh se vazhdon të ketë dashuri pa kushte për veten.

“Nëse me doni... atëherë më doni kështu siç jam. Nuk ke mundësi të zgjedhësh çfarë të pëlqesh, e çfarë të mos e pëlqesh tek unë. Ne të gjithë duhet ta duam njëri-tjetrin pa kushte, dhe gjithçka fillon nga vetvetja. Duhet të mësohemi ta duam veten ashtu siç jemi. Lirojeni veten në dashuri. E meriton këtë gjë”, kishte shkruar Lizzo në mesazhin e saj.

Ylli i hitit “Truth Hurts” edhe në të kaluarën e ka vlerësuar lartë reperen Cardi B, e cila ishte valltare ekzotike para se të bëhej e famshme përmes muzikës, duke e quajtur atë një artiste që e ka ndryshuar rrjedhën e kësaj industrie me talentin, punën dhe përkushtimin e saj.

Lizzo dhe Cardi, kanë bashkëpunuar në videoprojektin e suksesshëm muzikor, “Rumors”.